Sulmuesi i KF Llapit, Ardit Tahiri është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 28-të në Albi Mall Superligë.
Ai e fitoi këtë çmim pas paraqitjes së shkëlqyer kundër SC Gjilanit, ku shënoi dy gola në fitoren 2:3 të Llapit, njofton Klankosova.tv.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashtica, Milaim Humolli dhe Isuf Llulmnica.
Pasi mori këtë çmim, Tahiri, u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës, “Ishte një ndeshje shumë e vështirë dje. Jemi përgatitur maksimalisht që të dalim me pikë të plota dhe ja arritëm. Ishte një ndeshje e luftuar nga lojtarët deri në fund, treguam që kemi shumë karakter brenda ekipit dhe u shpërblyem me tri pike.
“Të shpallesh më i miri i xhiros është ndjenjë shumë e mirë, pasi që kjo ka shije edhe më të mirë kur fiton. Falënderoj bashkëlojtarët dhe familjen time për përkrahjen”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...