Kolos Kovalinka ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit nga Kosova, Ardit Tahiri, i cili ishte nën pronësi të Llapit.
Pas gjashtë muajve të kaluar në Finlandë si huazim, Tahiri ka vendosur të ndryshoj ambient dhe tashmë është transferuar në Ukrainë.
Është vet klubi ukrainas, Kolos Kovalinka, i cili ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Llapin për transferimin e Tahirit.
“Klubit tonë i është bashkuar një qendërsulmues nga Kosova, Ardit Tahiri. Ai është 23 vjeç (i lindur më 06.10.2002), 190 cm i gjatë dhe peshon 80 kg”.
“Sezonin e kaluar, Tahiri luajti për klubin e Llapit, dhe në verën e vitit 2025 u huazua te klubi i kampionatit finlandez HIK”, thuhet në njoftimin e Kolosit.
Te Kolosi, Tahiri do ta gjejë yllin tjetër kosovar, Albin Krasniqi, i cili u transferua në verë nga Prishtina.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...