Sipas mediave në Spanjë, Arda Turan ka rënë dakord për transferim në Arsenal por “Topçinjtë” ende nuk kanë arritur marrëveshje për tarifën e transferimit të tij me Barcelonën.
Barcelona është e hapur për të ofruar 30-vjeçarin këtë verë dhe Arsene Wenger vazhdon të jetë në garën për shërbimet e mesfushorit, transmeton portali arbresh.info. Por, derisa lojtari besohet se do të mirëpret transferimin në Arsenal, Barcelona vazhdon ende të qëndroj pas tarifës prej 30 milionë euro.
Lexo edhe: Xherdan Shaqiri dëshiron të fitoj Ligën e Kampionëve dhe Premierë Ligën
Wenger është duke u përpjekur për të reduktuar atë vlerë dhe në diçka të tillë trajneri francez thuhet se do të këtë sukses pasi Barcelona dëshiron të finalizoj shitjen e tij sa më shpejtë që është e mundur.
Reprezentuesi turk ka startuar në vetëm 15 ndeshja në La Liga dhe në Ligë të Kampionëve te Barcelona këtë sezon dhe është në dispozicion për shitje pavarësisht tri viteve që posedon në kontratën e tij aktuale.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez është gjithashtu duke kërkuar tashmë për zëvendësuesin e Ardas./arbresh.info
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt