Paraqitjet e mira të Arbër Zenelit me skuadren e Reims në kampionatin francez, Ligue 1, janë shpërblyer këtë sezon, transmeton Gazeta Metro.
24 vjeçari nga Mitrovica së fundmi është shpallur në formacionin më të mirë për muajin mars në Ligue 1 nga “Whoscored”. Ai në këtë formacion është përkrah yjeve si Kyliann Mbappe e Angle di Maria.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës këtë sezon ka zhvilluar 9 ndeshje deri më tani me Reims, duke shënuar dy gola dhe dhuruar tre asistime.
Ndryshe, Arbër Zeneli është transferuar te Reims nga Heerenveen gjatë afatit kalimtar të janarit.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...