Ndeshja Suedi – Kosovë luhet sonte në orën 20:45, e vlefshme për kampanjën kualifikuese për Kampionat Botëror.
Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë deri tek nisja e kësaj përballje, Arbër Zeneli është bashkuar me stafin e Kosovës në mbështetje të Kosovës në përballjen e rëndësishme ndaj Suedisë, shkruan Arbresh.info.
Një fotografi së bashku me Zenelin dhe selektorin Franco Foda, e ka publikuar i pari i FFK-së, Agim Ademi.
“Kombëtarja jonë është ndërtuar mbi talentin dhe përkushtimin e futbollistëve si Arbër Zeneli.”
“Kënaqësi që ai sonte është pranë ekipit për ta përkrahur nga tribunat. Gjithmonë me zemër për Kosovën, brenda dhe jashtë fushës.”
“Shpresojmë që sonte ta kemi edhe fatin në anën tonë”, shkruan Agim Ademi në Facebook.
Kosova është e dyta në grup me katër pikë, kurse Suedia është e fundit me një sosh./Arbresh.info
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...