Arbër Hoxha realizoi një gol të bukur në barazimin 2-2 të Dinamo Zagrebit me Shakhtar Donetsk në ndeshjen e parë përgatitore të skuadrës kroate në Turqi.
Ndeshja u zhvillua të enjten dhe shënoi debutimin e Fabio Cannavaros si trajner i Dinamos.
Dueli u zhvillua në tri pjesë, me dy të parat që zgjatën nga 30 minuta dhe pjesën e fundit që zgjati 45 minuta. Dinamo fillimisht kaloi në epërsi me një supergol nga distanca të kroatit Luka Stojkovic.
Shakhtar më pas përmbysi rezultatin në 2:1 me golat e Kevin dhe Taras Stepanenko.
Megjithatë, Arbër Hoxha barazoi rezultatin dhjetë minuta para fundit, duke realizuar një gol të bukur me të majtën pas një depërtimi të shkëlqyer individual në zonë.
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë
Lugina uron Kosovën: Pavarësia është testament i gjakut të d...
Endrit Thaçi për marshin: Është shumë emocionues – sot nuk k...
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...