Real Madridi është i bindur se mund të realizojë një tjetër përmbysje të madhe në Evropë, në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve. Atmosfera brenda kampit madrilen është plot optimizëm dhe besim maksimal te kualifikimi.
“Jemi me të njëjtën dëshirë si gjithë tifozët e Real Madridit. Të bindur se mund ta bëjmë dhe të përgatitur për një ndeshje të madhe”, u shpreh trajneri i ekipit.
Ai theksoi se arsyeja kryesore për besim është vetë klubi.
“Para së gjithash, sepse jemi Real Madridi. Nëse ekziston një skuadër që mund të përmbysë në këtë stadium, jemi ne. Jemi një ekip që nuk dorëzohet kurrë, me 15 tituj të Ligës së Kampionëve. Ne jemi Madridi dhe do të kthehemi me mburojë ose mbi të.”
Sa i përket mungesës së Tchouaménit, trajneri u shpreh i qetë.
“Kemi shumë opsione dhe lojtarë që mund të luajnë në atë pozicion si Camavinga, Ceballos, Valverde… E di formacionin që do ta hedh në fushë. Kam shumë besim te të gjithë. Ata nga stoli do të jenë shumë të rëndësishëm në një ndeshje të gjatë dhe me intensitet të madh.”
Duke iu referuar një shprehjeje të Carlos Alcaraz “kokë, zemër dhe guxim”, ai tha: “Na duhen të gjitha. Është një ndeshje ku duhet të jemi në nivel të lartë mental, fizik, teknik dhe taktik. Duhet të tregojmë personalitet në një stadium të vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.”
“Nuk mendoj se kemi nevojë për mrekulli. Në ndeshjen e parë mund të kishim fituar, portieri i tyre ishte më i miri në fushë. Nuk është çudi nëse e kalojmë tutje.”
Për atmosferën e ndeshjes, ai shtoi se Reali nuk e ka problem kwtw.
“Kemi luajtur shumë herë në ambiente të tilla. Lojtarët e Madridit i pëlqejnë këto sfida. Janë momente ku duhet të japin më të mirën.”
Në fund, ai u shpreh i bindur për mentalitetin e skuadrës.
“Nuk ka asnjë tifoz që kam takuar këto ditë që nuk beson se do të fitojmë. Ne e dimë sa e vështirë është, por do të japim gjithçka dhe besojmë se mund t’ia dalim.”
Sfida mes Bayernit dhe Realit luhet nesër nga ora 21:00./Arbresh.info
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos