Barcelona dhe Elche luajnë takimin e xhiros së 11-të në La Liga, sfidë kjo që fillon nga ora 18:30.
Tashmë trajneri Hansi Flick ka bërë gati formacionin zyrtar për këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Nga fillimi edhe sot do të luaj Lamine Yamal përkundër se është raportuar për një problem të tij kohëve të fundit.
Po ashtu sonte starton edhe Arauajo, derisa Casado do ta zë vendin e Pedrit të lënduar.
Ferran Torres vazhdon t’i prijë sulmit të Barcelonës, pasi Lewandowski nuk është akoma gati të nis nga minuta e parë përkundër se është në bankën rezervë.
Për momentin Barcelona është e treta në tabelë me 22 pikë, një më pak se Villareali i dyti që e ka një ndeshje më shumë./Arbresh.info
FORMACIONI:
𝐋𝐈𝐍𝐄 𝐔𝐏 🚨#BarçaElche pic.twitter.com/GBU0KguiYZ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 2, 2025
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër