Barcelona mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Interi me rezultat 4-3 pas vazhdimeve.
Skuadra katalanase nuk arriti ta prek finalen as këtë sezon duke shkuar kështu në vitin e 10-të radhazi që nuk luajnë në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Kapiteni i Barcelonës, Ronald Araujo ka komentuar këtë humbje duke premtuar rikthim të madh.
“Kjo gjeneratë do të fitojë shumë titujë të Ligës së Kampionëve. Këta djem kanë shumë talent. Është vetëm fillimi për shumë prej tyre dhe jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar diçka të madhe”, tha fillimisht Araujo.
Më tej ai tregoi fjalët që iu kishte thënë Hansi Flick futbollistëve përkundër rezultatit.
“Flick na tha se është shumë krenar për ekipin dhe se vitin tjetër do të luftojmë sërish për Ligën e Kampionëve. Sigurisht që ka gjëra për të përmirësuar, ne pësuam shumë gola, por kemi bërë hapa përpara si grup”, u shpreh mbrojtësi.
Araujo është një nga lojtarët që merr shumë kritika prej kur u rikthye nga ai lëndim i rëndë që pati./Arbresh.info
Komuna e Shtimes paralajmëron nisjen e evidentimit të dëmeve...
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...