Houssem Aouar ka qenë prej vitesh një objektiv madhor i Arsenalit për mesfushën.
Mesfushori francez ka shkëlqyer viteve të fundit me Lyonin dhe është kërkuar me ngulm nga Arsenali.
Lojtari e dëshiron transferimin në Ligën Premier, por Topçinjtë së fundmi kanë ndërruar objektiv për repartin e mesfushës.
Skuadra londineze e ka prioritet transferimin e James Maddison dhe nëse dështon anglezi atëherë do të tentojnë transferimin e Aouar.
Mirror shkruan se agjentët e lojtarit kanë kontaktuar së fundmi Arsenalin për ta pyetur rreth mundësisë së transferimit të klientit të tyre.
Lojtari është duke pritur klubin londinez dhe nëse Arsenali nuk bën hapa para, atëherë Aouar do të shikojë të tjera alternativa.
Dëshira e lojtarit është të luaj në Emirates Stadium, por nëse Topçinjtë nuk rikthehen në garë për të, besohet se ai do të kërkojë transferimin te Juventusi.
Arrestohen katër persona në Prishtinë për import të armëve, ...
Kjo është 11-shja e Kosovës U21 ndaj Maqedonisë së Veriut
Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpër...
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Nuk ka salmonelë në qumës...
152 ushtarë të FSK nisen drejtë SHBA-së për trajnim, Osmani ...
Ish-legjenda e Realit, Alvaro Arbeloa merr drejtimin e Casti...