Është anuluar përballja mes Dillian Whyte dhe Otto Wallin, dy javë para se të mbahej në “O2 Arena”.
SunSport mëson se britaniku ka pësuar lëndime në kraharor gjatë stërvitjeve dhe nuk do të mund të garojë.
Boksieri 33-vjeçar ishte duke u stërvitur në kampin e tij në Portugali, por që do të rikthehet këtë javë në Britaninë e Madhe.
Meçi i zjarrtë në peshat e rënda ka kohë që pritej, derisa do të mbahej të shtunën e 30 tetorit në Londër.
Nuk dihet nëse edhe evenimenti i tërë do të anulohet apo vetëm ky takim do të shtyhet për një datë që pritet të konfirmohet në javët e ardhshme.
Fituesi i këtij dueli, kishte shansin që të përballje me kampionin e peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, që në këtë muaj po ashtu mposhti Deontay Wilderin në Las Vegas, në një super trilogji.
Sa komuna fituan partitë politike në balotazh?
Haradinaj për komunat që kanë fituar: Është një ndjenjë përg...
Çeku uron Ramën: Prishtinës i uroj të dalë nga kaosi
Bashkimi, i pamposhtur në Superligën e Kosovës
GO+ Peja fiton derbin ndaj Sigal Prishtinës, vazhdon të jetë...
Besnik Osmani pranon humbjen në Fushë Kosovën, e uron Prebre...