Miqësorja e Nigerisë kundër Burkina Fasos në Londër të hënën është anuluar pasi një numri të madh lojtarësh të Burkina Fasos i është ndaluar hyrja në Britani të Madhe.
Federata e Futbollit të Nigerisë ka njoftuar se “shtatë lojtarë të kontingjentit Burkinabe dështuan për të siguruar vizat për hyrje në Mbretërinë e Bashkuar”, transmeton portali arbresh.info.
Loja e paraparë të zhvillohet në stadiumin “The Hive” ishte pjesë e përgatitjeve të Nigerisë para ndeshjes ndaj Afrikës Jugore.
Për shkak se nuk ekziston ambasada angleze në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ouagadougou, ata është dashur të marrin vizat në ambasadën e Marokut, ndaj të cilit luajtën javën e kaluar./arbresh.info
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro