Kapiteni i Manchester United, Antonio Valencia ka lënë të kuptohet se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Kontrata e Valencias në Old Trafford do të skadojë gjatë verës dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaeri ka konfirmuar se nuk ka plane për t’i ofruar atij vazhdimin e marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka pasur një sezon me shumë lëndime dhe ndoshta tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit për klubin për shkak se ka postuar edhe një mesazh lamtumirës për United.
“Faleminderit”, shkruan thjeshtë Valencia në foton e postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram ku shihet stadiumi Old Trafford.
Valencia iu bashkua United në vitin 2009 dhe ka bërë thuajse 350 paraqitje për klubin brenda të gjitha kompeticioneve duke fituar nëntë trofe, përfshirë dy tituj në Premierë Ligë./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BweOfIhB2gY/?utm_source=ig_embed
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...