Anglia në finale të Evropianit për të rinj, ylli i Liverpoolit vendimtar

21:39 | 25 Qershor 2025
D.H

Anglia U21 ka shënuar fitore në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë ndaj Holandës, me rezultat 2-1.

Vendimtar në këtë fitore të madhe ishte ylli i Liverpoolit, Harvey Elliott, i cili realizoi dy golat, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 63-të për t’i dhënë epërsinë fillesatare “Tre Luanëve”.

Por nuk vonoi dhe pas nëntë minutash rezultati u barazua nga Ohio.

Mirëpo katër minuta para fundit në skenë u shfaq edhe një herë tjetër, Elliott i cili riktheu në 2-1.

Deri në fund gola nuk pati dhe Anglia U21 siguroi finalen e dytë me radhë në Evropian për këtë gjeneratë. Anglezët janë kampion në fuqi të Evropës, pasi dy vite më parë mposhtën Spanjën në finale.

Në finalen e madhe Anglia do të përballet me fituesin e ndeshjes Gjermani U21 – Francë U21./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale