Angli – Kosovë, do të jetë më shumë se një ndeshje.
Të martën, në “St Mary’s Stadium” nga ora 20:45, do të përballen dy skuadrat që s’dinë për humbje.
Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.
Tashmë për këtë ndeshje, që sipas trajneri të Anglisë, Gareth Southgate, “është kryesorja në Grupin A”, janë caktuar edhe gjyqtarët.
UEFA ka vendosur që drejtësinë në ndeshjen Angli – Kosovë të ndajnë gjyqtarët gjermanë.
Felix Zwayer do të jetë gjyqtar i parë, i ndihmuar nga Thorsten Schiffner e Marco Achmüller – kurse gjyqtar i katërt është caktuar, Christian Dingert.

Kosova udhëton në Angli pas fitores 2-1 në “Fadil Vokrri” kundër Cekisë, derisa “Tre Luanët” presin “Dardanët” pasi shkatërruan Bullgarinë, duke e mposhtur 4-0. /Gazeta Express/
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu