Anglia ka triumfuar 1-0 ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.
Përkundër se dominuan në këtë ndeshje, Tre Luanët e patën shumë të vështirë të shënonin në portën e vendasve.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Ezri Konsa i Anglisë u rrëzua në zonë, mirëpo VAR-i bëri me dije se nuk kishte kontakt.
Tetë minuta më vonë, Harry Kane lëshoi një goditje të fortë, por që nuk ishte e saktë.
45 minutat e parë përfunduan pa gol, pasi mbrojta e Andorrës ishte në nivelin më të lartë të detyrës.
Por, në minutën e 50-të, Noni Madueke e gjeti për mrekulli Harry Kanen që e futi topin në rrjetë me një prekje për t’i dhënë Anglisë epërsinë.
Edhe Ebrechi Eze e provoi fatin në minutën e 73-të, por që portieri Iker Alavrez bëri pritje fantastike.
Anglia ia doli të triumfonte në këtë takim për të shkuar në kuotën e nëntë pikëve, pas tyre vjen Shqipëria me tri, aq sa ka edhe Letonia, ndërsa Serbia dhe Andorra ende janë pa pikë në Grupin K.
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...