Anglia ka arritur të shënoj fitore të madhe ndaj Letonisë me rezultat 0-5 në ndeshjen e gjashtë të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kjo fitore ia ka siguruar Anglisë pjesëmarrjen për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
Gordon realizoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e 26-të. Një minutë para fundi të pjesës së parë Harry Kane dyfishoi rezultatin.
Kurse në minutën e katërt të kësaj pjese, Kane shënoi nga penalltia për 0-3.
Pas një ore lojë, Anglia shënoi golin e katërt me një autogol të Tonisevs. Katër minuta para fundit Eze realizoi golin që i dha vulën fitores së ‘Tre Luanëve’.
Në gjashtë ndeshje të luajtura Anglia ka 18 pikë dhe tashmë është një ndër kombëtaret e para nga Evropa që siguron Kupën e Botës./Arbresh.info
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj