Me rezultat 0-0 ka përfunduar ndeshja Angli-ShBA në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Takimin më mirë e nisën amerikanët duke rrezikuar disa herë që në fillim të ndeshjes.
Ishte Weston McKennie në minutën e 17-të që asistoi te Haji Wright, i cili nga afër nuk ishte i saktë.
Pas nëntë minutash McKennie kishte rast të mirë, nga një pozitë e mirë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
Në minutën e 33-të Christian Pulisic gjuajti bukur brenda zonës, por goditja e tij goditi transversalen.
I njëjti në minutën e 43-të gjuajti me kokë, por që gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Anglia u duk në fushë në minutën e parë të kohës shtesë, kur Mason Mount gjuajti nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Matt Turner.
Pjesa e dytë kishte më pak raste, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.
Anglia ka mundur të shënojë në kohën shesë me Harry Kane, por goditja e tij me kokë shkoi mbi portën
Anglia është lider me 4 pikë, ndërsa SHBA-të kanë dy pikë./arbresh.info/
Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Teher...
Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vde...
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP pritet të hy...
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...