Katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni cisternë amerikan KC-135 në Irak, njofton Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Avioni ishte pjesë e operacioneve ushtarake në rajon dhe rrëzimi ndodhi në pjesën perëndimore të Irakut, një zonë kryesisht shkretinore dhe të izoluara. Operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim për të gjetur ekuipazhin.
Autoritetet theksuan se rrëzimi i avionit “nuk u shkaktua nga armiku”, ndërsa hetimet për rrethanat e rrëzimit janë ende në zhvillim.
Autoritetet amerikane dyshojnë se shkaku mund të ketë qenë një përplasje në ajër mes dy avionëve, një skenar i zakonshëm por kompleks në operacionet e furnizimit ajror, ku avionët KC-135 luajnë një rol kryesor.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...