Andy Murray ka zbuluar që planifikon t’i japë fund karrierës së tij pas Wimbledonit, por lëndimi mund të nënkuptojë që nuk mund të luajë pas Australian Open që është javën e ardhshme.
Britaniku 31 vjeçar ka luajtur vetëm 12 ndeshje vitin e shkuar, dhe me kthimin e tij në Brisbane International ai fitoi ndeshjen e tij të hapjes, por humbi në raundin e dytë, herë pas here duke çaluar, transmeton portali arbresh.info.

Ai tha se planifikon të luajë ndeshjen e tij të hapjes në Australian Open të hënën kundër numrit 22 botëror Roberto Bautista Agut.
Megjithatë, kur u pyetën nëse kjo do të ishte turneu i tij i fundit, ai tha: “Po unë mendoj se ka një shans për këtë, sepse nuk jam i sigurt se mund të luaj me dhimbje edhe për katër apo pesë muaj”.

Murray fshiu lotët gjatë një konference shtypi 10-minutëshe dhe në një moment u kapërcye aq shumë nga emocioni që ai doli jashtë.
Minuta më vonë ai u kthye për të folur rreth asaj se si sportin që dominonte jetën e tij e kishte lënë atë me një dëmtim në ije aq keq saqë ai ndonjëherë kishte vështirësi t’i mbathte këpucët dhe çorapet e tij.
Ai tha se kishte një ije të “dëmtuar rëndë” dhe kishte luajtur me dhimbje “prej vitesh”./Arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...