Andres Iniesta ndihet i tradhtuar nga Lionel Messi dhe Luis Suarez për shkak se ata kanë kërkuar transferimin e Philippe Coutinhos në Barcelonë.
Iniesta po i afrohet fundit të karrierës së tij të shquar si për klubin ashtu edhe vendin e tij, kohë gjatë të cilës ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka qenë duke planifikuar që një kohë largimin e tij dhe ka negociuar me Coutinhon për të marrë rolin e tij si anësor në mesfushë. Gjiganti në La Liga përfundimisht siguroi marrëveshje duke nënshkruar me brazilianin gjatë muajit janar për 160 milionë euro nga Liverpooli.

Raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Iniesta është duke shqyrtuar të ardhmen e tij si pasoj e raportit të Messit dhe Suarezit me Philippe Coutinhon. Bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, Andres Iniesta ndien se ka më pak mbështetje nga bashkëlojtarët e tij në Camp Nou te dhoma e zhveshjes.
Iniesta thuhet se beson që koha e tij te Barcelona ka ardhur në fund dhe supozohet se ndihet i tradhtuar nga Messi dhe Suarez për pjesën e tij në arritjen e Coutinhos. Coutinhos ka potencial për të hequr Andres Iniestan nga linja startuese e Barcelonës edhe pse ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info. Për shkak të kësaj, Iniesta është i pakënaqur që Messi dhe Suarez kanë ndihmuar deri në ardhjen e kësaj situate.
“Edhe nëse fitoj Ligën e Kampionëve, unë do të largohem”, citohet nga gazeta e lartpërmendur t’i ketë thënë Andres Iniesta mbrojtësit Gerard Pique.
Sugjerohet gjithashtu se Iniesta mund të ndjek hapat e Javier Mascheranos për transferim në Super Ligë të Kinës./arbresh.info/
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...