Lojtarët e Bayern Munich nuk është se i presin shumë mirë zëvendësimet gjatë ndeshjes.
Bayern triumfoi 4-1 përballë Borussia Dortmund në “Allianz Arena”. Me ndeshjen që duket se kishte marrë fund dhe me mendje të takimi i Champions League përballë Real Madrid këtë të mërkurë Ancelotti vendos të ndryshojë skuadrën 15 minuta nga përfundimi.
Ai largon Frank Riberyn në vend të Douglas Costa, por francezi doli nga loja i nervozuar dhe i ka kërkuar trajnerit italian shpjegime.
Por trajneri Carlo Ancelotti gjeti një mënyrë interesante për ta qetësuar. Ai i dha një përqafim lojtarit dhe madje e puthi në faqe.
“Franck luajti vërtet shumë mirë. Të premten ishte ditëlindja e tij dhe kështu ai kishte nevojë për një puthje”.
Ribery ka thënë në fillim të sezonit se ai “do të hante bar” për t’i shërbyer teknikut italian dhe se kjo është një ndjenjë që nuk i ndryshonte.

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...