Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyen pse Jude Bellingham po shkëlqen në Spanjë.
Bellingham ka pasur një fillim të shkëlqyer në Madrid, duke shënuar katër gola në pesë ndeshjet e para për gjigantët spanjollë, transmeton Arbresh.info.
20-vjeçari ishte gjithashtu në formë të jashtëzakonshme pasi Anglia mundi Skocinë 3-1, duke luajtur një rol kryesor në fitoren e “Tre Luanëve” në “Hampden Park”.
Ancelotti lavdëroi mesfushorin para ndeshjes kundër Real Sociedad, duke thënë se personaliteti i tij e ka ndihmuar të përshtatet.
“Lojtarët e mirë me personalitet vuajnë pak më pak se të tjerët. Nuk ka asnjë tjetër. Një lojtar me personalitet mbi të gjitha, më shumë se cilësi, do të thotë që një fanellë e rëndësishme si ajo e Real Madridit nuk peshon aq shumë. Bellingham po vlerësohet tani në bazë të asaj që ai po bën në fushë dhe ai po bën mirë. Ndoshta ai nuk ishte aq i njohur sepse luajti në Gjermani, nuk e kishte rolin që ka tani, duke luajtur për një klub të rëndësishëm në një ligë të rëndësishme”.
Los Blancos presin Real Sociedad në Bernabeu këtë fundjavë, duke u përpjekur të zgjasin fillimin e tyre aktual të pamposhtur në sezonin e ri./Arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...