Real Madridi nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Arsenalit në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Londër përfundoi 3-0 në të mirë të “Topçinjve”, shkruan Arbresh.info.
Para këtij takimi në konferencë për media ka dal trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Fillimisht theksoi se kjo sfidë nuk ndikon në të ardhmen e tij.
“Nuk mendoj se kjo ndeshje e Arsenalit do të ndikojë në të ardhmen time te Real Madridi”, tha Carlo.
Ai u shpreh i emocionuar para ndeshjes së nesërme.
“Mezi pres të nesërmen. Duhet mbajtur kokën e ftohtë dhe të vazhdojmë. Nuk është ndeshja ime e parë e madhe dhe shpresoj se mos të jetë e fundit. Jam i emocionuar”.
“Gjëja më e rëndësishme është të keni kontroll të mirë dhe të përpiqeni të bëni më të mirën që në fillim. Kur ke kontroll të mirë të lojës, mund të shënosh në çdo moment”, shtoi tutje ai.
Më tej ai foli edhe për kartonin e kuq të Mbappes që e mori në fundjavë ndaj Alavesit si dhe pritshmëritë që ka për francezin.
“Kylian Mbappé ishte i mërzitur pas kartonit të kuq ndaj Alavesit, por ishte gjithashtu shumë i motivuar, ai ka stërvitur mirë”.
“Ne kemi nevojë më shumë se kurrë për golat e tij nesër”, përfundoi Ancelotti.
Realit i duhen tre gola dhe të mos pësojë asnjë që ndeshjen ta dërgojë në vazhdime, kurse një fitore me katër gola diferencë ia mundëson kualifikimin tutje për gjysmëfinale./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim