Real Madridi luan sot sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium”.
Para kësaj sfide në konferencë për media ka folur trajneri italian i Los Blancos, Carlo Ancelotti, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse Reali nuk po kalon në një moment të mirë ai tha klubi i tij do të luftojë për çdo titull deri në fund të këtij sezoni.
“Ne do të luftojmë për çdo titull deri në fund. Ne jemi Real Madrid”, tha Carlo.
Më tej ai u ndal tek ylli i Arsenalit, Martin Odegaard. Trajneri italian foli për kohën sa Odegaardi ka qenë pjesë e Real Madridit.
“Martin Odegaard ishte i talentuar në moshën 16-vjeçare kur ishte këtu te Real Madrid, ashtu siç është i shkëlqyer tani”.
“Nuk kishte vend që ai të provonte cilësinë e tij, ai vendosi të shkonte diku tjetër për mundësinë për të luajtur. Ai shkoi në një nga klubet më të mira në Ligën e Kampionëve”, tha italiani.
Reali sonte në këtë sfidë do të jetë pa disa lojtarë kryesorë të cilët janë lënduar e suspsenduar për këtë sfidë./Arbresh.info
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...
Arrestohet edhe një kryesues në Malishevë – dyshohet për fal...
Sonte luhen ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve –...
Kryeministri holandez adopton qen nga Kosova, e quan Muja
Serwer: Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës një ga...