Real Madridi ka vuajtur, por në fund ka fituar përballë Leganesit me rezultat 3-2.
“Los Blancos” numërojnë tri ndeshje radhazi të fituara me një diferencë minimale pas atyre fitoreve ndaj Rayo Vallecanos dhe Villarealit, shkruan Arbresh.info.
Trajneri italian ka folur dhe për polemikat e shumta që shkaktoi fitorja ndaj Leganesit.
Italiani beson se Leganes kanë arsye të ankohen për arbitrimin, por sipas tij edhe Reali mund të ankohet për disa vendime.
“Nëse Leganes ankohet, mund të ankohemi edhe ne”, tha shkurtimisht ai.
Ai foli edhe për mundësitë për të fituar titullin e La Ligas.
“Nuk e shoh një garë dyshe, por treshe. Atletiko do të luftojë deri në fund, sepse këtë e bën një ekip profesionist, dhe ata janë një ekip shumë serioz. Ata do të luftojnë ashtu si ne dhe Barcelona”, theksoi italiani.
Barcelona aktualisht prinë në tabelë me 66 pikë tri më shumë se Reali./Arbresh.info
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...