Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur lidhur me përgatitjet e bëra deri më tani.
Tekniku italian është ndarë i kënaqur me punën e bërë nga lojtarët deri më tani, përcjellë lajmi.net.
“Kemi punuar shumë, lojtarët ia kanë dal mirë, ka kualitet te lojtarët e rinj dhe kënaqësi e madhe te veteranët. Më pëlqen kjo”.
“Skuadra ka luajtur mirë, ka treguar kualitet, është në historinë e Real Madridit, energji e futbollit, me intensitet në top dhe pa top, që është çfarë kërkohet në futbollin e sotëm”.
“Alaba është lojtar ri kompletuar, ka shumë kualitet, teknikisht inteligjent në mbrojtje. E kam vendosur si qendërmbrojtës në ndeshjet e fundit te Bayern, disa herë ka luajtur në mesfushë për Austrinë, gjithashtu mund të luajë në të majtë. Do t’ia dal mjaftë mirë këtë sezon”.
“Më pëlqen puna e Carvajal, Nacho, Marcelo, Lucas ose Isco, lojtarë që kanë fituar gjithçka dhe ende kanë dëshirën, entuziazmin dhe urinë për një tjetër sezon të mirë si gjithë të tjerët”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Reali në gusht do zhvillojë miqësore ndaj AC Milanit
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund