Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Eden Hazard do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen që Real Madridi do ta ketë ndaj Mallorcas.
Trajneri italian këtë e konfirmoi në konferencën për shtyp, një ditë para sfidës.
Belgu performoi mirë në fitoren e “Los Blancos” ndaj Celtic 0-3 në mesjavë, teksa arriti të futej në listën e realizuesve.
Gjendja e tij fizike dhe lëndimet e shpeshta e penalizuan jo pak që prej ardhjes së tij në “Bernabeu” nga Chelsea.
Statusin e titullarit, që do ta gëzojë në ndeshjen ndaj Mallorcas, Hazard nuk e pati që prej janarit.
I shënoi dy gola Realit, Betancor: Para nëntë vjetësh isha d...
Basha: Reçaku mbetet plagë e hapur, pa drejtësi nuk ka paqe ...
Osmani: Reçaku dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj K...
Kurti: Masakrës së Reçakut, ende i mungon drejtësia
Dy qytetar gjejnë mbi 10 mijë euro në Pejë, i dorëzojnë në p...
KOSTT dhe AKI diskutojnë sigurinë e infrastrukturës energjet...