Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë bisedimet që sulmuesi Eden Hazard ka kërkuar largimin.
Belgu nuk zhvilloi asnjë minutë në Superkupën e Spanjës, duke qëndruar në stol në dy takimet, ndaj Barcelonës dhe pastaj në finale ndaj Bilbaos, transmeton lajmi.net.
Por, Ancelotti thotë se asgjë s’ka ndodhur dhe që lojtarit i duhet të punojë që të fitojë pozitën në formacionin bazë.
“Asgjë nuk ndodhi me Hazard. Ka garë dhe duhet të zgjedhi më të mirët në çdo ndeshje”.
“Kjo ndikon të lojtarët. Nuk e mohoj. Asgjë nuk ka ndodhur, vazhdon të stërvitet dhe shpreson për thirrje nga trajneri. Kur të arrin, do të jetë gati”.
Ndërkohë, tekniku italian konfirmoi që edhe sulmuesi Gareth Bale do jetë gati për takimin e radhës.
“Bale është mirë. Do të jetë në skuadër. Çdo lojtarë i ftuar mund të luajë”.
Ndërkohë, nesër Real Madrid do përballet me Elchen në kuadër të Kupës së Mbretit.
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran
Pritet formalizimi i heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Barcelona merr një goditje të rëndë para ndeshjes me Atletic...