Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media para duelit ndaj Villarrealit në Copa del Rey.
Ancelotti e cilësoi këtë takim si një mundësi të mirë për ta kaluar periudhën e vështirë në për të cilën po kalojnë.
“Ndeshja është një mundësi e shkëlqyer për ne për të kapërcyer një periudhë të vështirë. Ka shpesh momente të tilla gjatë sezonit. Është një lojë e vështirë dhe e ndërlikuar, por ne kemi urinë dhe motivimin për të dalë nga kjo situatë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të sigurt. Është një sezon i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund në çdo garë”, u shpreh trajneri i mbretërve.
Gjithashtu trajneri tregoi se edhe Courtois edhe Benzema do të luajnë në ndeshjen e sontme.
Kujtojmë se Real Madridi pësoi humbje nga Barcelona në finalen e SuperKupës së Spanjes. /arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri