Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar Arsenalin pasi mundi skuadrën spanjolle me rezultat përfundimtar 5-1 në të dyja ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Arsenali fitoi 3-0 ndeshjen e parë si vendas ndaj Real Madridit, ndërsa triumfoi edhe në takimin e dytë në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1.
Ky kualifikim në gjysmëfinale ishte plotësisht i merituar edhe sipas trajnerit të Los Blancos, Ancelotti, i cili deklaroi se Arsenali ishte më i mirë në dy ndeshjet.
Arsenali u mbrojt shumë mirë, me të vërtetë kompakt”, ka thënë fillimisht Ancelotti për gazetarët pas përfundimit të ndeshjes.
“Ata e merituan ta fitojnë këtë kualifikim dhe shpresoj për ta më të mirën. Nuk ka justifikime. Në dy ndeshjet, ata (Arsenali) ishin më të mirë se ne”,
“Është një zhgënjim të largohesh nga Liga e Kampionëve, është normale të mendosh kështu. Është ana tjetër e futbollit. Është pjesa e lumtur, e cila ka ndodhur shumë herë; dhe është pjesa e trishtuar”.
“Duhet të menaxhojmë pjesën e trishtuar ashtu siç menaxhojmë pjesën e lumtur. Tani kanë mbetur edhe tre kompeticione dhe duhet të fokusohemi në La Liga, në finalen e Kupës dhe Kupën e Botës për Klube”, përfundoi trajneri i Real Madridit.
Tashmë Topçinjtë do të përballen me Paris Saint-Germain në gjysmëfinale në fund të këtij muaji, ndërsa përballja tjetër është ajo mes Inter-Barcelona. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...