Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka zbuluar ambiciet e tij te klubi duke insistuar se synon të sjellë sukses te ‘Partenopei’.
Ancelotti është duke përgatitur skuadrën e tij të re për ndeshjen e mbrëmjes të së shtunës ndaj ish klubit të tij – AC Milanit, pas rikthimit në Serie A për herë të parë që nga largimi nga “Rossonerët”, transmeton portali arbresh.info.
Ish strategu i Chelseat, Real Madridit dhe Paris Saint Germainit shpjegoi pse vendosi të rikthehet në futbollin italian dhe se çfarë e ka tërhequr atë të marrë detyrën te skuadra në Stadio San Paolo.
“Ardhja në Napoli ishte një zgjedhje e dedikuar nga dëshira për rikthim në Itali”, ka thënë Ancelotti për ‘DAZN’. “E dyta, projekti i klubit më bindi mua. Skuadra ka shumë kualitet, nuk ka arritur ende në top nivel, por është shumë afër”
“Shpresoj që me aftësitë e mia të dërgoj atë në hapin final”
Ancelotti nisi karrierën e tij te Napoli me një fitore impresive 2 me 1 ndaj Lazios në raundin e parë të Serie A mbrëmjen e së shtunës së kaluar./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...