Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg nga një gjykatë në Spanjë për mashtrim tatimor, lidhur me të drejtat e imazhit gjatë viteve 2014-15 në shtetin spanjoll.
Ancelotti i cili tashmë është selektor i Brazilit, ka shlyer tashmë detyrimin ndaj autoriteteve tatimore në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, mirëpo gjykata vendosi të japë një dënim me burg, përcjelL Arbresh.info.
Megjithatë, në përputhje me ligjin spanjoll, dënimet për krime jo të dhunshme nën dy vjet, zakonisht pezullohen nëse i dënuari nuk ka precedentë penalë të mëparshëm, gjë që pritet të ndodhë edhe në këtë rast.
Në të kaluarën, edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit, si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, janë përballur me akuza të ngjashme në Spanjë, duke e kthyer këtë në një temë të nxehtë në marrëdhëniet mes futbollit dhe autoriteteve tatimore.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit