Real Madridi luan sonte sfidën e parë të rrethit të 1/8 së finales ndaj Leipzigut si mysafir në Gjermani.
Para këtij në një konferencë për media, trajneri italian i Realit, Carlo Ancelotti ka folur lidhur me sezonit e tij dhe mungesën e Jude Bellinghamit, shkruan Arbresh.info.
Ancelotti u shpreh se ky padyshim është sezoni më i mirë i tij.
“Sezoni më i mirë në karrierën time? Tani për tani mund të jetë kështu. Unë shoh një ekip solid, serioz, të motivuar, me një mjedis të mire, askush nuk ankohet, të gjithë kontribuojnë… Gjithçka po shkon mirë për momentin pavarësisht vështirësive të shumta që kishim… Kjo ishte falë karakterit të lojtarëve”, tha Ancelotti.
Real Madridi po përballet me mungesa të shumta dhe së fundmi lëndim ka pësuar edhe anglezi Jude Bellingham, por Carlo është optimist se “Los Blancos”, mund të fitojnë edhe pa yllin anglez.
“Unë kurrë nuk mendoj për ata që nuk janë në gjendje të luajnë. Bellingham nuk do jetë, por pa të kemi fituar katër ndeshje nga katër”, potencoi Carlo Ancelotti.
Ndeshja mes Leipzigut dhe Real Madridit luhet sonte nga ora 21:00. /Arbresh.info/
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...