Ruben Amorim ka vendosur të paguajë për 30 pjesëtarë nga stafi i Manchester United, që të marrin familjet e tyre në finalen e Ligës së Evropës.
Ky vendim është marrë pasi klubi njoftoi stafin që duhet të paguajnë vetë biletat e tyre.
“ESPN” raporton vendimin e marrë nga trajneri i “Djajve”. Finalja e Ligës së Europës ndërkohë do të mbahet më 21 maj kundër Tottenham Hotspur.
Manchester United prej muajsh kohësh aplikon kufizime në shpenzime. Për këtë ky rast me stafin mund të mos quhet surprizë.
Ndeshja në Bilbao është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat angleze.
Në rast fitoreje, Man United ose Tottenham do të siguronin pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...