Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka deklaruar se skuadra e tij është e përgatitur të përballet me vështirësi në ndeshjen e kthimit ndaj Athletic Bilbao, për të siguruar kualifikimin në finalen e Europa League pavarësisht epërsisë 3:0 nga sfida e parë.
“Nëse e shikoni ekipin tonë, nuk mund të themi me siguri se çfarë do të ndodhë nesër. Ka ekipe që mund të adaptohen shpejt në situata të ndryshme të lojës. Ne do ta trajtojmë këtë si një ndeshje tjetër, ku duhet të shënojmë për të kaluar më tej. Jemi gati të vuajmë, nëse kjo është ajo që na duhet për të arritur në finale”, ka deklaruar Amorim në konferencën për media.
Pavarësisht formës pozitive në garën evropiane, United ka treguar performancë të dobët në Premier League, ku aktualisht renditet në vendin e pesëmbëdhjetë në tabelë./rtk
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...