Manchester United sot është mposhtur nga Arsenali në ndeshjen e parë hapëse në Premier League me rezultat minimal 1-0.
Përkundër humbjes skuadra e Amorimit zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, ku vetëm goli mungoi, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri portugez, Ruben Amorim theksoi se skuadra e tij mund ta mposht çdo ekip të elitës së futbollit anglez.
“Jam vërtet krenar për djemtë. Ata ishin vërtet të guximshëm në gjithçka që bënë gjatë ndeshjes. Urime për performancën, por jo urime [për rezultatin] sepse e humbëm ndeshjen në shtëpi.”
“Ne e kemi dëshmuar sot se mund ta mposhtim çdo skuadër në Premier League.”
“Ne ishim skuadër më e mirë kundër një ekipi të shkëlqyer si Arsenali.”
“Ne padyshim e meritonim një rezultat tjetër dhe duhet të ecim përpara drejt një tjetri. Ishim më agresivë se vitin e kaluar, vrapuam më shumë, ishim më të guximshëm, shkuam një kundër një gjatë gjithë ndeshjes dhe bëmë presion të lartë”, tha portugezi pas ndeshjes.
Manchester United ndeshjen e radhës e luan në udhëtim tek Fulhami./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...