Trajneri i Manchester United, Rúben Amorim, ka folur pas ndeshjes së fundit, ku skuadra e tij u mposht nga City 3-0, duke dhënë një deklaratë të fortë në drejtim të tifozëve dhe pronarëve të klubit.
“Do të bëj gjithçka që mundem për Manchester United. Ky është mesazhi im për tifozët. Unë po vuaj më shumë se ata”, tha Amorim, duke theksuar përkushtimin e tij të plotë ndaj skuadrës.
Portugezi shtoi se nuk ka ndërmend të braktisë filozofinë e tij të lojës, pavarësisht presioneve të mundshme nga pronarët e rinj të klubit.
“Nuk do ta ndryshoj filozofinë time. Nëse ata duan që ajo të ndryshojë, atëherë duhet ta ndryshojnë njeriun”, u shpreh trajneri 39-vjeçar.
Man United e ka nisur edicionin mjaft keq ku pas katër ndeshjeve ka katër pikë në Premier League.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër