Napoli ka bërë paraqitje dominuese në udhëtim, duke mposhtur Lazion me rezultat 2-0, të dielën në “Stadio Olimpico”, në një ndeshje të shoqëruar me tensione dhe tre kartonë të kuq.
Kjo fitore e ngjit skuadrën napolitane në vendin e dytë të renditjes në Serie A, vetëm një pikë larg liderit Milan.
Të frymëzuar nga tri fitore radhazi me rezultat identik 2-0, të besuarit e Antonio Contes e nisën ndeshjen me intensitet të lartë dhe gjetën avantazhin që në fazën e hershme.
Matteo Politano shfrytëzoi hapësirat në krahun e djathtë dhe krosoi saktë drejt Leonardo Spinazzolës, i cili u shkëput pa u vënë re në shtyllën e parë dhe realizoi me një goditje që kaloi mes këmbëve të portierit Ivan Provedel.
Problemet për Lazion u thelluan edhe më shumë në minutat pasuese. Pas një goditjeje dënimi të Politano-s, Amir Rrahmani mbeti i pashqetësuar në zonë dhe shënoi me kokë golin e dytë për Napolin, duke realizuar golin e tij të parë në Serie A që nga dhjetori i vitit 2024.
Napoli ishte pranë golit të tretë para pushimit, por goditja me kokë e Eljif Elmas u ndal nga traversa, duke i dhënë Lazios një frymëmarrje të përkohshme.
Në pjesën e dytë, Napoli uli ritmin, por vazhdoi të kontrollojë lojën dhe të neutralizojë tentimet e rralla të vendasve. Një moment shqetësues për miqtë ishte largimi nga fusha i David Neres për shkak të lëndimit. Zëvendësuesi i tij, Pasquale Mazzocchi, krijoi një rast të pastër, por Elmas nuk arriti ta konkretizojë me gol.
Derbi i fundjavës u mbyll pa gola të tjerë, por jo pa tension. Tijjani Noslin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për Lazion, ndërsa më pas Adam Marusic dhe Pasquale Mazzocchi u përjashtuan pas një përplasjeje mes tyre.
Me këtë fitore, Napoli vazhdon formën e shkëlqyer dhe i afrohet kreut të tabelës, ndërsa Lazio mbetet përkohësisht në vendin e nëntë, duke zhgënjyer para tifozëve të saj.
Venezuelianët falënderojnë Trumpin, thotë liderja e opozitës...
Zjarr në një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona
Numërohen 28% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...
Moti nesër i vranët dhe me riga shiu
Endrick flet hapur pas largimit nga Real Madridi
Gjykimet në mungesë rrisin numrin e rasteve për krime lufte,...