Ditë më parë ka nisur rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Në këtë stadium i zhvillon ndeshjet edhe kombëtarja e Kosovës, për çka ka shkruar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, i cili postoi një fotografi nga punimet që po zhvillohen në stadium.
“Mezi pres ta shikoj kombëtaren e Kosovës duke luajtur në një fushë të rinovuar. #Prishtina #Fadil Vokrri”, ka shkruar Guerot, transmeton Klankosova.tv.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në shkurt të këtij viti pati bërë të ditur se rinovimi i fushës në “Fadil Vokrri” do t’i kushtojë shtetit 1.3 milion euro.
Çeku pati shkruar se rindërtimi i fushës do të bëhet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...