Futbolli është lojë magjepse, ndaj edhe gati nuk ka kush në botë që nuk joshet dhe nuk organizon lojë futbolli.
Organizimi i një turneu në futboll të quajtur “Miqësia” si sinonim të sportit në veçanti i futbollit nga ana e Ambasadës së Francës, flet mjaft në dobi të kësaj. Sot në fushën e KF”2 Korriku” në Prishtinë, morën pjesë ekipi nga personeli i Ambasadës së Francës në Kosovë, një ekip i ardhur nga Franca si pjesë e ambasadës, Ambasada e Gjermanisë, Proka, FFK dhe Gold rent car.
Ndeshjet u zhvilluan me sistem eliminimi dhe u tregua rivalitet i madh. E veçanta e këtij turneu ishte se të gjithë lojtarët e ekipit “Proka” në shpinë kishin numrin 9 dhe mbiemrin Vokrri, duke sjellë në kujtesë në prag të Kampionatit botëror Rusia 2018, numrin e legjendës së futbollit të Kosovës z. Fadil Vokrri aktualisht president i FFK-së.
Në finale ekipi i FFK-së ishte dukshëm më i mirë se ekipi Proka pasi fitoi me rezultat 7:1, ndërsa shënuesi më i mirë ishte numri 10 dikur i Prishtinës Eroll Salihu, tash sekretar i përgjithshëm i FFK-së. Të kujtojmë se turne të tilla më herët ka organizuar edhe Ambasada e Gjermanisë.
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”