Mbrojtësi i Real Madrid, Alvaro Odriozola ka thënë se ka besim të plotë në të ardhmen me klubin, pavarësisht se ka shumë spekulime se do largohet në verë.
Spanjolli iu bashkua “Los Blancos” në vitin 2018, por në afatin e a janarit u huazua te Bayern Munich për gjashtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Pasi nuk arriti të hyjë në formacionin e parë të Zinedine Zidane dhe huazimit te “Bavarezët” ka shumë spekulime se lojtari do qëndrojë në “Allianz Arena”.
Mirëpo, 24-vjeçari ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit në të cilën ka thënë se është i qetë dhe ka besim në të ardhmen me klubin spanjoll.

“Jam shumë i qetë dhe kam 100% besim në vetvete”.
“Zidane nuk dëshironte që të largohesha në janar, por dua ta falënderoj për mendimin se çfarë ishte më e mira në atë kohë”, deklaroi ai për Marca.
Odriozola ka kontratë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2024, por thuhet se klubi ka hapur bisedimet dhe do e largojë nëse paguhet vlera e 15 milionë euro./arbresh.info.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...