Ish-futbollisti i Liverpoolit, Xabi Alonso, tashmë trajneri i Bayer Leverkusen, do të rikthehet në stadiumin mitik “Anfield Road”.
Mesfushori ishte pjesë si lojtar i “The Reds”, nga viti 2004 deri në 2009, ku në sezonin e parë me këtë skuadër fitoi Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Atëbotë, Liverpooli triumfoi ndaj Milanit pas penalltive, pas një rikthimit të çmendur nga 0-3 në 3-3.
Tashmë bëhen 19 vjet, nga ajo finale dhe ai po rikthehet në Anfield si menaxher kundërshtar i tyre.
Ndërsa sonte në “Anfield” hynë si trajner kampion i Bundesligës, fitues i Kupës së Gjermanisë dhe finalist i Ligës së Evropës.
Alonso luajti gjithsej 210 ndeshje me Liverpoolin në të gjitha garat ku realizoi 18 gola dhe dhuroi 19 asistime.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 21:00./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...