Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka kërkuar që ekipi i tij të ruajë përqendrimin gjatë gjithë ndeshjes ndaj Bochum të shtunën, ndërsa synon fitoren e dytë në Bundesliga që nga shtatori.
Leverkusen është në një periudhë të vështirë në kampionat, me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, çka e ka pozicionuar në vendin e katërt me gjashtëmbëdhjetë pikë, shtatë pikë larg liderit Bayern Munich.
“Duhet të bëhemi të qëndrueshëm në lojë me përqendrim dhe mentalitet”, ka thënë Alonso në konferencën për shtyp të së premtes. “Ne duam të jemi të qëndrueshëm jo vetëm në mënyrën e lojës, por edhe në mentalitetin dhe fokusin tonë. Çdo moment është i rëndësishëm.”
Bochum, aktualisht në vendin e fundit me vetëm një pikë nga nëntë ndeshje pritet të luajë nën drejtimin e trajnerit të ri, Dieter Hecking. “Ne e dimë çfarë të presim”, ka shtuar Alonso. “Bochum ka një trajner të ri dhe ata duan të ndryshojnë atmosferën dhe mendësinë. Por ne jemi të përgatitur. Nesër nuk ka justifikime për të mos luajtur mirë. Përballë kemi një kundërshtar të mirë, por duhet të jemi të përgatitur”./rtk
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...