Pas fitores së rëndësishme në udhëtim tek Levante me rezultat 4-1, Real Madridi do të përballet me Atletico Madridin të shtunën me fillim nga ora 16:15.
Për derbin e parë të sezonit parashikohen gjithashtu ndryshime në formacionin e ‘Los Blancos’.
Xabi Alonso do të bëjë rotacione, në mënyrë që t’i mbajë të gjithë lojtarët e tij të motivuar. Trajneri vazhdon të mos mbështetet në një njëmbëdhjetës fikse.
Kështu, pritet të rikthehen Dani Carvajal, Éder Militao dhe Aurélien Tchouaméni.
Në këtë mënyrë, Raúl Asencio do të pushojë dhe vendin e tij, pasi luajti si mbrojtës i djathtë do ta zërë Carvajal.
Álvaro Carreras, i cili u aktivizua si qendërmbrojtës i majtë ndaj Levantes, do të rikthehet në krahun e majtë dhe pozicionin e tij të mëparshëm do ta marrë Militao, i cili do të bëjë dyshe me Huijsen.
Së fundi, kthimi i Tchouaménit do të thotë se Dani Ceballos, do të ulet në pankinë. Edhe pse ka ende gjëra për t’u përcaktuar, Fede Valverde dhe Arda Güler nuk duken se do të mungojnë në formacionin titullar të Madridit kundër Atlético-s, që këtë të mërkurë mposhti Rayo Vallecanon (3-2) në një ndeshje me shumë polemika.
Real Madrid është akoma i pamposhtur këtë edicion ku ka shtatë fitore në të gjitha garat, në po aq ndeshje të luajtura.
Kurse, La Ligas i prinë me 18 pikë pas gjashtë lojëve. Mbetet të shihet nëse skuadra e Alonsos, do të vazhdojë me rezultat pozitiv edhe në këtë fundjavë apo do të ndalet nga Atleti./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...