Është raportuar se trajneri i Juventusit, Max Allegri po konsideron një rikthim në rreshtimin e mbrojtjes.
“Zonja e Vjetër” nuk do të kthehen te formacioni i tyre i provuar 3-5-2 gjatë sezonit të kaluar apo te 4-2-3-1, si në garat e Ligës së Kampionëve.
Sipas të përditshmes sportive “Tuttosport” pretendon se trajneri i Juventusit dëshiron të përmirësojë mbrojtjen dhe për këtë ka vendosur ndryshim të formacionit.
Fillimisht, raportohet se ish-trajneri i Milanit është i prirur të eksperimentojë me Benedikt Howedes së bashku me Daniele Ruganin dhe Giorgio Chiellini në një sfidë të re të trefishtë.
Sipas të përditshmes italiane, megjithatë, Juventusi nuk do të kthehet krejtësisht në formën 3-5-2 të paraqitur në mënyrë të suksesshme nga Antonio Conte dhe të vazhduar nën Allegrin.
Në vend të kësaj, kampionët e Serie A ka të ngjarë të fusin një 3-4-3, me Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Mario Mandzukic që kryesojnë vijën e frontit.
Ndryshe, Juventus zë pozitën e dytë në renditjen tabelore të ligës elitare italiane me 31 pikë, një më pak se lideri Napoli.

Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju