Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka lavdëruar Paulo Dybalan për performancën në ndeshjen ndaj Barcelonës.
Gjiganti italian siguroi fitore me rezultat 3 me 0 ndaj skuadrës së Luis Enriques në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Torino dhe Dybala ishte autori i dy golave, transmeton portali arbresh.info.
“Dybala shfaqi kualitetin e tij me një performancë të jashtëzakonshme. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe ishte magjik ndaj Barçës. Golat e tij janë të mrekullueshme”, tha Allegri.
“Por, unë jam i lumtur për të dhe për të gjithë lojtarët. Jam gjithashtu i lumtur me të gjithë skuadrën sepse ata ishin të shkëlqyer”, shtoi ai./arbresh.info
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...