Milani përgatitet për një udhëtim të vështirë në Bergamo, ku do të përballet me Atalantën në një ndeshje me peshë të madhe për zonën e kreut të Serie A.
Barazimi dramatik ndaj Pisas në “San Siro” i kushtoi kuqezinjve vendin e parë në tabelë, duke e bërë këtë sfidë edhe më të rëndësishme për të ruajtur ritmin e garës për titull.
Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri Masimiliano Allegri foli për gjendjen e skuadrës, formën e lojtarëve dhe pritshmëritë për përballjen në Bergamo. “Ndeshjet në këtë periudhë janë të gjitha të vështira,” deklaroi Allegri.
“Kundër Pisas e komplikonim vetë situatën, por duhet të qëndrojmë të kthjellët dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Në Bergamo na pret një duel i ashpër, përballë një skuadre me intensitet dhe dinamizëm të lartë”.
Sa i përket repartit ofensivë, trajneri italian u ndal te forma e Rafael Leaos dhe pritshmëritë për Santiago Jimenez.
“Leao ka potencial për të shënuar 15 deri në 20 gola në sezon. Po rritet dhe po kupton se duhet të jetë më vendimtar brenda zonës. Jimenez nuk ka gjetur ende golin, por kjo mund të ndryshojë në çdo moment. Ai është sulmues me cilësi dhe do të na ndihmojë shumë”, tha Allegri.
Tekniku shtoi se gara për titull është më e hapur se kurrë dhe se vazhdimësia do të jetë faktori vendimtar.
“Serie A këtë vit është shumë e ekuilibruar. Skuadrat në krye janë shumë pranë njëra-tjetrës. Ne duhet të mbrohemi mirë, të ruajmë qetësinë dhe të përmirësojmë cilësinë e lojës, sidomos kur kemi topin”, tha ndër të tjera Allegri. /Telegrafi/
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...