Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Spal.
Ai ka folur për çështjen Dybala, Gonzalo Higuainin, lojtarët që do të lihen pushim dhe ata që janë kthyer nga lëndimet.
“Duhet te kemi respekt të madh për Spal. Ata luajnë mirë në mbrojtje, por edhe në sulm. Sa i përket ndryshimeve do të vendosim nesër. Ka disa lojtarë që kanë nevojë të luajnë”.
“Higuain po luan mirë, ai nuk po shënon, por që nesër do të vije goli. Ai është në gjendje të mirë si fizike, por edhe mentale”.
“Nuk ka asnjë çështje Dybala. Ndërrimet janë zgjedhje e trajnerin dhe pjesë e punës”.
“Marchisio mund të luajë një pjesë, ndërsa De Sciglio është ftuar por i mungojnë ndeshjet. Buffon dhe Chiellini nuk do të luajnë, Dybala po, së bashku me Higuain dhe Douglas Costan”.
“Kam ende mëdyshje mes Bernardeschit dhe Cuadrados”, ka thënë Allegri.
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...