Massimiliano Allegri është duke kërkuar që sa më shpejtë të rikthehet në punën e tij si trajner.
Trajneri italian u largua nga Juventusi, derisa kishte oferta për t’iu bashkuar disa skuadra evropiane.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio, Allegri është shumë afër që t’i bashkohet Real Madridit.
Strategu pritet që të zëvendësojë Zinedine Zidanen, që në njëfarë mënyrë, e ka konfirmuar largimin nga mbretërit.
Në Spanjë, mediat raportojnë se Real Madridi do të bëjë një revolucion në skuadër, duke larguar deri në dhjetë lojtarë.
Allegri, sipas asaj që raportohet, pritet të ketë disa prurje të reja, e në mesin e tyre mund të jetë edhe Kylian Mbappe.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s